Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka mohuar raportimet e ditëve të fundit për mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeveri.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përfoljet e ditëve të fundit që po shpërndahen në media janë vetëm spekulime.
Dekkarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:
Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.
Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!