Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ironizuar me takimet e realizuara deri tani ndërmjet Albin Kirtit e Isa Mustafës për arritjen e koalicionit qeveritar.
Bytyçi ka numëruar kohën e shkuar deri tani prej datës së zgjedhjeve, ndërsa ka përmendur “ujdinë” e arritur tashmë nga Kurti e Mustafa e cila ka përcaktuar se cili kryetar partie do të zgjedh i pari nga pushteti i ardhshëm që synojnë ta udhëheqin.
“68 ditë, 1632 orë apo 97,920 minuta kanë kaluar që nga përfundimi i Zgjedhjeve, ndërsa formimi i qeverisë ende nuk shihet në horizont. Arritja më e madhe deri më tani ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës është se kush do të zgjedhë i pari një ministri. E ku na mbeti platforma e shpresës?”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Fa ebook. Ai ka shtruar disa pyetje për rezultatet që kanë prodhuar takimet e deritashme nga Kurti e Mustafa.
“Në bazë të së cilës praktikë të mirë ata ndërtuan platformën e tyre për t’i ndarë fushat e përgjegjësisë? Në bazë të rregullave të tenisit apo kriketit? Tani thjeshtë pramendone këtë koalicion gjatë qeverisjes ku do të menaxhohet me të mirën publike. Jam shumë kurioz të di në bazë cilës praktikê do të merren vendimet.
Me hudhje të monedhës duke pyetur Albini profesorin: “prof a turr a jaz” (koka apo numri)? Papërgjegjësi dhe paaftësi në maksimum dhe sikurse të mos ishte interesi publik, Albini me Isen do të kishin merituar çmimin për tragji-komedinë e vitit me titullin “Koalicioni i Shpresës””, ka shkruar Bytyçi.