Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se data 24 mars 1999 shënon në historinë tonë një nga datat më të rëndësishme.
Sipas tij, kjo ditë e kujton fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.
“Prandaj, ne do të jemi gjithmonë falënderues ndaj të gjithë atyre që na ndihmuan në ditët më të vështira që po kalonte populli ynë. Faleminderit dhe mirënjohje e përjetshme për ShBA-të, Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet që mundësuan ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.