Bytyqi i bindur se rezultatet e testit PISA do të jenë shumë të mira

Prizren | 11 Pri 2018 | 11:30 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqyri Bytyqi, është shprehur i bindur se rezultatet e testit PISA do të jenë shumë të mira këtë vit.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në shkollën fillore “Ibrahim Fehmiu” në Prizren, në ditën kur ka filluar mbajtja e testit ndërkombëtar PISA, raporton Ekonomia Online.

Ministri shtoi se për testin PISA, ministria ka formuar një komision, i cili organizoi mbajtjen e dy testeve pilot në të gjitha shkollat e Kosovës.

Krejt kjo sipas tij, u bënë me qëllim ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe mësimdhënësve për rëndësinë e testit PISA.

Sipas Bytyqit këto rezultate do të jenë më reale për shkak të rritjes së vetëdijes për mbajtjen e këtij testi.

“Sot është vërtetë një ditë e madhe jemi këtu në Prizren është dita e parë e fillimit të testit PISA.  Ne kemi arrit që me një mobilizim të përgjithshëm duke i kontaktuar të gjithë shkollat mësimdhënësit e nxënësit kanë arritur ta kuptojnë rëndësinë e testit PISA kanë  marrë i formacionet e duhura e kuptojnë rëndësinë që ka munguar në vitin 2015 dhe ky angazhim më bën të besoj që do të dalim shumë më mirë në testin PISA”.

“Nga informacioni që ne kemi tani është rëndësi e kuptuar dhe sot presim një fillim të mbarë dhe deri më 5 maj kur do të përfundoj do të jetë ai angazhimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme dhe do të jetë ai r3zultati që ne e kemi pritur dhe e dëshirojmë. Nxënësit kanë arrit me kuota që janë duke e përfaqësuar Kosovën dhe me gjithë entuziazëm”.

Miniatri Bytyqi ka shpjeguar përse nuk mund të jenë prezent në shkollat në të cilat është duke u mbajtur testi PISA.

“Sipas rregullave të testit PISA nuk lejohet për këtë arsye ne kemi zgjedhur një shkollë tjetër dhe të tregojmë që ne kemi qenë vazhdimisht të kujdesur që të bëhet një punë e mirë në terren mirëpo nuk mund të jem në shkollën ku do të mbahet testi. Diku rreth 400 nxënës në Prizren duku rreth 14 shkolla”.

Me ministrin ishin edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Arsimit, Skënder Susuri.

Haskuka, pret që testim të shkojë mbarë dhe nxënësit të tregojë sukses.  Ai shtoi se do të punojnë që të ofrojnë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit në mënyrë që të rritet edhe cilësia.

“Rezultatet e herës së kaluar mendoj që na kanë treguar dobësitë e sistemit dhe me do që do të na ndihmojë në rregullimin e gjendjes. Ne si komunë do të punojmë në përmirësimin e arsimit sidomos në përmirësimin e kushteve”.

“Besoj që cilësia do të ngitet gradualisht, por duhet që sistemi arsimor në Kosovë të kthehet në atë që të mos kemi nxënës që memorizojnë tekste por të kemi nxënës që mësojnë logjikshëm dhe kuptojnë atë që lexojnë”.

Drejtori i DKA-së në Prizren Skender Susuri shpjegoi procedurën se si do të realizohet testi.

“Ato janë rregulla të përcaktuara. Fillimisht është një orë, pastaj pas një ore është 5 minuta pushim për të vazhduar në orën tjetër. Pas orës së dytë është pauza 30 minuta ku nxënësit do të marrin pushimin dhe pastaj është një pyetësor i cili zgjatë 35-45 minuta. Do të thotë në total prej 3 orë. Testi në Prizren mbahet me katër data, sot, nesër, pasnesër dhe me datën 23”, bëri të ditur ai.

Bytyqi gjithashtu ka vizituar edhe shkollën “Mati Logoreci” dhe Universitetin “Ukshin Hoti”.

Testi ndërkombëtar PISA ka filluar sot në Kosovë dhe  do të mbahet deri më 5 maj. Në këtë testim do të marrin pjesë 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla.

Testi fillon në komunën e Prizrenit për të vazhduar në të gjitha komunat e tjera.

Sipas rregullave të organizimit të testit ndërkombëtar PISA, nuk lejohet të bëhen publike emrat e shkollave dhe nxënësve që i nënshtrohen këtij testi.

Të ngjashme