Bytyqi dhe ambasadorja e Kroacisë nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.

Ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar ambasadoren e Kroacisë për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, njëherësh u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje në të ardhmen.

Ministri Bytyqi, gjithashtu tha se, kjo Marrëveshje vjen si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, me konkretizimin e së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve dhe është me rëndësi që kjo Marrëveshje përfshinë jo vetëm arsimin e lartë, por edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit të mesëm.

Në anën tjetër, ambasadorja Marija Kapitanovic, falënderoi Ministrin për bashkëpunimin e mirë, njëherësh theksoi se është me rëndësi që programet, të cilat i kemi vënë para vetes, t’i realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme