Bytyqi: Greva e SBAShK-ut do shkaktonte dëme në prag të PISA-s

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 16:45 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut , me të cilët bisedoi rreth grevës së paralajmëruar nga SBAShK –u ,lidhur me shqyrtimin nga Qeveria dhe dërgimin për procedim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-1999, para datës 13 prill të këtij viti.

Bytyqi u shpreh se ne çmojmë kontributin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta dhe tha se është angazhuar maksimalisht që ky ligj të shtyhet para dhe të procedohet sa më parë në Kuvend për miratim.

Ai gjithashtu kërkoi nga kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, të shqyrtoj të gjitha mundësitë për anulimin e grevës së paralajmëruar .

“Ne jemi në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit PISA2018 e që është me interes kombëtarë , ndërsa greva e paralajmëruar përkon me fillimin e këtij procesi , ndërsa mbajtja e grevës në këto momente do të na shkaktonte dëme të pariparueshme, aq më parë kur nxënësit më shumë se kurrë janë vetëdijesuar për rëndësinë që ka ky test ndërkombëtar i dijes”, tha Bytyqi.

Në vazhdim, ministri Bytyqi , theksoi se kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime dhe se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet ashtu siç duhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme