Bytyqi kërkon nga UP-ja rritjen e bursave për studentët

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 19:51 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, iu është përgjigjur shqetësimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës në lidhje me vendimin për uljen e bursave.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka thënë se as ai nuk pajtohet me këtë vendim. Ai ka bërë të ditur se në një takim që ka pasur me Këshillin Drejtues të UP-së ka kërkuar që bursat e studentëve të jenë më të larta.

“Shqetësimi juaj rreth bursave është plotësisht i bazuar, dhe për këtë kam kërkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, që bursat e studentëve të jenë më të larta, në mënyrë që të ofrojmë mundësi dhe kushte që studentët tanë të ndjehen më komodë gjatë shkollimit të lartë, dhe ky të jetë një motiv shtesë për këta studentë elitarë”, ka shkruar kreu i MAShT-së:

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Të dashur studentë,

E vlerësova si të nevojshme të ndaj me Ju edhe njëherë qëndrimin e MAShT dhe timin personal në lidhje me shqetësimin që është paraqitur nga ana Juaj rreth çështjes së bursave.

Ditë më parë kam pritur në takim Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” për të diskutuar po për këtë çështje.

Shqetësimi Juaj rreth bursave është plotësisht i bazuar, dhe për këtë kam kërkuar nga Këshilli Drejtues i UP’së, që bursat e studentëve të jenë më të larta, në mënyrë që të ofrojmë mundësi dhe kushte që studentët tanë të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë, dhe ky të jetë një motiv shtesë për këta studentë elitarë.

Çdo herë do të jem përkrahës i krijimit të kushteve sa më të mira për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në kategoritë elitare, dhe për këtë besoj që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues të UP’së, që pritet të mbahet nesër, kjo çështje të merr drejtimin e duhur dhe bursat e studentëve të rriten.

Sh. Bytyqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme