Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.
Për zbatimin e këtij vendimi, Ministri ka obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).
Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.