Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e NISMA-s, Shyqiri Bytyqi ishte për urime në Bashkësinë Islame. Ai tha se Festa e Kurban Bajramit është një ditë e veçantë, shkruan EkonomiaOnline.
“Sot është një ditë e veçantë, një ditë feste, një ditë e mirësisë dhe solidaritetit…. Urime, shpresojmë që të kemi gjithmonë ditë të mira, të kemi festë . të jemi solidarë dhe mikpritës”, tha ai.