Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.
Këtë e ka bërë të ditur Bytyqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ai tha se me ambasadorin janë marrë vesh për për bashkëpunim dhe mobilitet mes studentëve dhe mësimdhënësve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Postimi i plotë i Bytyqit:
Sot prita në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.
Shpreha gatishmërinë time dhe të MAShT që të shkojmë përpara me politikat, të cilat krijojnë lehtësira për bashkëpunim dhe mobilitet mes studentëve dhe mësimdhënësve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.
Ambasadori Dinosha u shpreh tejet mirënjohës dhe falënderues për vendimin që kam marrë si ministër, që studentëve të Malit të Zi t’iu ndahen 3 për qind të kuotave për regjistrim në universitetet publike në Kosovë.