Bytyqi: Do të jemi shembull në PISA 2018

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 10:33 | Nga Mehmeti Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, u shpreh i bindur se Kosova do të ketë një renditje më të mirë në testin PISA 2018 se sa në vitin 2015.

Sipas tij, Kosova do të jetë shembull në PISA 2018, kjo bazuar në punë që është bërë bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit, raporton Ekonomia Online.

“Rezultatet mësimore do të jenë ato të cilat do t’i gëzojnë. Tani që po afrohet PISA 2018 MAShT ka shtuar aktivitetet për rezultate. Optimizmi po na sjellin anëtarët e komisionit PISA. Po angazhohemi vazhdimisht në terren. Kemi arritur deri te niveli kryesor që është nxënësi. Është një mobilizim i përgjithshme, do të jemi shembull këtë radhë në PISA 2018”.

“Nuk ka shkollë në Kosovë që nuk flitet për pisa 2018, kjo është e rëndësishmja që kemi arritur. Nuk kemi bërë mrekulli, vetëm kemi shtuar përgjegjësinë që me parë ka munguar. Puna jonë nuk ndalet vetëm në përfundimin e testit por do të jetë fillimi i punës tonë serioze”.

Këto komente ai i bëri në konferencën e në bashkëpunim me GIZ-in, për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018, raporton Ekonomia Online. Po ashtu u bë edhe lansimi i fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë.

Bytyqi ka shtuar se sistemi arsimor ka nevojë për buxhet shtesë për të arritur objektivat

“Ne jemi duke bere një fushatë jo vetë për PISA, por edhe më gjerë për arsimin që ka për qëllim të kemi një ngritje. Kemi nevojë të kemi një buxhet më të madh, të kemi përgjegjësi me të madhe në ngritje e arsimit. Ky test na tregoi që duhet të merremi direkt me sistemin arsimor, çka të ndërrojmë në këtë sistem. U ndërtua dhe hartua një plan strategjik i cili është udhërrëfyes për ta përmirësuar sistemin arsimor”.

Përfaqësuesi nga GIZ-i, Ruben Faller, tha se PISA ka tregu qartë që Kosova po përballet ende me sfida në arsim. Sipas tij, nxënësit në Kosovë nuk janë të përgatitur për të hyrë në tregun e punës.

Faller tha se të gjitha palët duhet të bëjnë maksimumin që të përmirësojnë arsimin në Kosovë dhe rezultatet e PISA 2018 të jetë matës i rëndësishëm.

“Përdorimi i rezultateve dhe rekomandimeve te PISA do të jetë  i mundur nëse monitoroni nxënësit bëhet për një kohë më të gjatë. Themelet për mësimnxënie, nuk ka qenë i mjaftueshëm, PISA ka tregu qartë që Kosova po përballet ende me sfida në arsim”.

“Nxënësit në Kosovë nuk i kanë mjaftueshëm njohuritë për të hyrë në tregun e punës. Deri tash 25 mijë njerëz sidomos student kanë nënshkruar peticionin dhe kjo tregoj qe këto fusha ka rëndësisë. Nxënësit dhe mësimin duhet t’i vëmë në krye të reformës. Të gjitha palët duhet të bëjnë maksimumin që të përmirësojnë arsimin në Kosovë që PISA 2018 do të jetë matës i rëndësishëm”.

Skender Susuri, kryesues i komisionit për PISA 2018, tha se kanë bë përgatitjet e nevojshme që rezultatet të jenë të kënaqshme, raporton EO.

Susuri ka sqaruar edhe masat që ka marrë mistria në organizimin e testimit, përderisa ka thënë se përgatitja e nxënësve nuk paraqet shkelej.

“Rezultatet e PISA-s 2018 do të jenë më të mira sesa të vitit 2015. Hapi i parë që ka bë komisioni ka qenë hartimi i një plani operativ dhe pastaj një urdhri operativ që e ka hartuar ministri. Kemi zhvilluar aktivitete në teren, këtu dallojmë me ekipet tjera, e kemi prek direkt nxënësit. Kemi takuar mbi 200 koordinator”.

“Planifikojmë që në kohën e mbetur të vazhdojmë më aktivitete në shkolla që nuk kemi arritur t’i vizitojmë. Ne si komision jemi duke respektuar të gjitha rregulloret që i ka organizatorit. Pyetjet ndaj nxënësve nuk shkelin rregullat e testit PISA”.

“Presim rezultate të mëdha sepse të gjitha shkollat janë mobilizuar, me informacionet që kanë nxënësit do të jemi shumë shumë më mirë. Ju premtoj që rezultatet tona do të jenë shumë më të mira se në vitin 2015”.

Në tastin PISA 2018 do të mbahet në 212 shkolla në të gjithë komuna ku do të marrin pjesë 5370 nxënës. PISA do të fillojë me 11 prill dhe do të përfundojë më 5 maj.

Të ngjashme