Cakaj në Washington, takon Reeker dhe Palmer: ShBA-Shqipëri, marrëdhënie të një rëndësie të patjetërsueshme

| 27 Qer 2020 | 16:49 | Nga

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në  Washington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë”, u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimet e zhvilluara.

Të ngjashme