Cakaj: SHBA-të shprehin gatishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të OSBE-së, ka zhvilluar një takim me ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker.

Cakaj ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gatishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme