Cakaj takon homologun finlandez, merr mbështetje hapjen e negociatave me BE-në

Prishtinë | 06 Kor 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj, ka takuar homologun e tij finlandez, Peka Haavisto.

Takimi ka ndodh gjatë qëndrimit të tyre në Poznan të Polonisë për Samitin që u mbajt dje.

“Diskutuam për rëndësinë që çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ketë në kuadër të prioriteteve programatike të Presidencës Finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkruan Cakaj në profilin e tij në Facebook.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and suit

“Finlanda konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë. Finlanda, po ashtu, do të angazhohet aktivisht për të punuar me vendet anëtare për të siguruar një vendim pozitiv për Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit”.

“Tutje, kësaj radhe u siguruam se Presidenca Finlandeze do të ketë një qëndrim të prerë për domosdoshmërinë e marrjes së një vendimi të qartë dhe substancial në tetor 2019”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme