Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës, sot ka filluar me me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese në lëndët e tyre.
Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit.
Sipas Naser Cakollit, kryetar i komisionit të përzgjedhur për vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve sipas dokumentit ekzistues në lëndët e tyre, këto aplikime do të shqyrtohen nga komisioni me afat prej 30 ditësh.
Cakolli shtoi se më pas do të dilet në teren për verifikim, ndërkaq familjet e përzgjedhura për përfitimin e banesave pritet të vendosen pas dy muajve.