Cakolli tregon se kush do të ishte zgjedhja më e mirë për nënkryetar të Komunës së Prishtinës

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në facebook ka treguar arsyet pse ishte kundër që Dardan Sejdiu të jetë nënkryetar i Prishtinës, ai gjithashtu ka treguar se kush mendon se duhet të jetë në atë pozitë.

Cakolli ka thënë se kundërshtimi i tij ka qenë parimor sepse nuk kishte një ambicie për atë pozitë, as për veten e as për miqtë e mij brenda partisë.

“Mendoj se pozicioni i nënkryetarit të komunës është pozicion puro politik dhe duhet të jetë adresë politike në radhë të parë për qytetarët e Prishtinës e pastaj edhe për votuesit e PDK. Prandaj ky pozicion duhet të mbulohet nga një personalitet i fuqishëm dhe me integritet i degës”.

Cakolli ka thënë se zgjedhja më e mirë për nënkryetar të Komunës sê Prishtines do të ishte Blerand Stavileci.

“Blerand Stavileci ka qenë ndër bashkëpuntorët më të afërt të dy ish liderëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dhe poashtu një ndër bashkëpuntorët më të afërt të kryetarit aktual Memli Krasniqi. Përgjegjësitë që ka mbajtur në qeverisje të ndryshme ka treguar cilësi dhe ndershmëri si bartës i institucioneve.

Unë në qarqe politike brenda PDK-së, nuk njihem si njeri i afërt i Blerandit, përkundrazi shume herë kam pas pikëpamje të kundërta me të, por për mua ai mbetet një bashkëpuntor shembullor institucional!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme