Caktohet gjyqtari për ndeshjen Real Madridi – Juventus

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 14:59 | Nga

Michael Oliver është caktuar ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.

Anësorë të Oliverit do të jenë bashkatdhetarët e tij anglezë, Stuart Burt dhe Simon Bennet, derisa gjyqtarët e Premierligës Martin Atkinson dhe Andre Marriner do të veprojnë si asistentë pas portave dhe Lee Betts do të jetë zyrtari i katërt, transmeton Gazeta Express.

33-vjeçari ka drejtuar ndeshje në Premierligë që prej sezonit 2010-11, ndërsa në Ligën e Kampionëve dy sezone më parë, si dhe ka qenë gjyqtari kryesor në fitoren e Juventusit 2-1 ndaj Sporting CP në fazën e grupeve.

Kujtojmë se Juventusi e ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale në shtëpi dhe do të shkojë në Madrid për ta bërë të pamundurën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme