Çan murin e shtëpisë dhe gjen diçka të pabesueshme

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 17:51 | Nga

Bletë të shumta e bezdisin herë pas here në shtëpinë e saj. Ato hynin e dilnin, mirëpo arkitektja italiane nga Sardenja e dalë në pension, Mara Faitelli, nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij fakti, deri sa një ditë vuri re një sasi tepër të madhe bletësh të ngordhura, në katin e sipërm të banesës së saj.

Ajo u alarmua dhe e ndjeu të nevojshme që të lajmëronte zjarrfikësit. Kur ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë zbuluar se në shtëpinë e Maras ishte fshehur një zgjua i madh bletësh.

Zjarrfikësit dhe një bletar pasi hapën një të çarë në mur mbetën u tronditën nga ajo që panë. Në një zgavër të madhe ishte fshehur një zgjua prej më shumë se 180 cm e lartë dhe deri në një metër e gjerë.

“Ishte shumë interesante, tamam si në një dokumentar. Bletari shpjegoi se zgjua kishte qenë subjekt i një ‘grabitje’, ose pushtim nga një tufë e huaj gjë që shpjegon edhe bletët e ngordhura në dysheme”, tregoi Mara.

Për të hequr ato, zjarrfikësit përdorën një aspirator delikat me të cilat burgosën bletët duke përfshirë edhe mbretëreshën dhe më pas i vendosën në një koshere. U deshën katër orë.

Pas kësaj bletari arriti të mblidhte mjaltin që ato kishin prodhuar dhe tani gruaja që i mbajti në murin e shtëpisë së saj bletët ka në qilar 23 kavanoza me mjaltë, rreth 25 kg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme