Canaj: Kurti duhet të kalojë mbi tri përmendore për Asociacionin – I reagon ashpër Hyseni i VV-së

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-diplomati, Blerim Canaj, në ‘’Politiko” ka folur rreth formimit të Asociacionit duke theksuar se nuk është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Canaj, nuk e ka lënë pa e thumbuar edhe Kurtin për këtë, duke thënë se për ta formuar Asociacionin ai duhet ta tejkaloj vetveten duke përmendur si shembull tre të rinj, aktivistë të VV-së që kanë vdekur për këtë kauzë që Asociacioni të mos formohet.

“Asociacioni për të mos qenë kundër frymës kushtetuese është dërguar në Gjykatës kushtetuese. Ne e dimë që ndërkombëtarët që një kohë të gjatë kanë pritur një draft që është konform kushtetuese së Kosovës, pra askush s’ka kërkuar diçka kundër Kushtetuese, pastaj i kemi edhe deklaratat e emisarëve që e kanë thënë këtë. Topi është tek ne, varet se a do ta kundërshtojmë apo jo. Nëse ndalemi e mendojmë tek ato kundërshtitë e Kurtit dhe ndërtimit të karrierës së tij politike, ai duhet me tejkalu vetveten pak se i kemi tre emra në përmendore dhe e dimë që e ka vështirë.”, ka thënë Canaj.

Tutje, Canaj ka thënë se Asociacionin nuk duhet të krahasohet me Republikën Serbe në BeH sepse nuk janë njësoj duke përmendur rrethanat politike në të cilat u ndërtua ajo.

Për këtë ka reaguar, kryetari i Gjilanit nga LVV-ja, Alban Hyseni duke thënë se po kapërcen hapat në histori, duke e ‘’kundërshtuar’’ ashpër përmendjen e përmendoreve.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Albin Kurti ka deklaruara se plani evropian është i pranueshëm, gjë që ngjalli reagime të shumta në opinion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme