Canaj: Thaçi nuk ishte rastësisht pjesë e proceseve më të rëndësishme të Kosovës

Kosovo's new President Hashim Thaci looks on during the Presidential inauguration ceremony in Pristina, Kosovo April 8, 2016. REUTERS/Armend Nimani/Pool
Prishtinë | 21 Gus 2026 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti Blerim Canaj ka komentuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçit në proceset më të rëndësishme politike të Kosovës, duke thënë se përfshirja e tij në këto zhvillime nuk ishte e rastësishme.

Canaj përmendi disa prej momenteve kyçe, nga periudha e UÇK-së dhe bisedimet e Rambujesë, deri te shpallja e pavarësisë dhe proceset e mëvonshme të shtetndërtimit.

“…Si ishte e rastësishme që zoti Thaçi t’i printe bisedimeve në Rambuje, që të ishte në krye të shpalljes së pavarësisë dhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetndërtimit? Unë besoj në rastësi një herë, besoj edhe dy herë, po jo gjithmonë”, tha Canaj në Klan Kosova.

Sipas tij, këto zhvillime flasin për një profil të veçantë politikani, i cili, siç u shpreh ai, “e din se si funksionon shteti dhe si funksionon politika”.

Të ngjashme