Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se Philippe Coutinho duhet t’i shitet Barcelonës, por jo në afatin kalimtar të janarit.
Sipas tij shitja e brazilianit në janar do ta rrezikonte kualifikimin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, si progresin për në fazën tjetër të kësaj gare këtë sezon, transmeton Koha.net.
“Gjëja më e mira është që Liverpooli të pajtohet ta shesë Coutinhon për një shumë ta madhe për në verë, ashtu siç kemi bërë ne me Keitan, por jo tani. Çfarë do të përfitonte klubi nëse e shet tani? Do të rrezikonte seriozisht hyrjen në Top 4 dhe progresin në Ligën e Kampionëve nëse e shet në janar, dhe është e vështirë për ta zëvendësuar atë. Nëse ai bën shtytje për largim e dëmton veten”, ka shkruar Carragher në rrjetet sociale.
Liverpooli kishte arritur marrëveshje për mesfushorin e Leipzigut, Naby Keita në afatin kalimtar të verës 2017, por ai do të bashkohet me Liverpoolin në verën e këtij viti.