Carvajal: E mbaj mend Neymar-in kur erdhi te Real Madridi si i ri

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Dani Carvajal thotë se Neymar i kishte thënë se do të nënshkruajë për Real Madridin,  kur u stërvitën së bashku në vitin 2006.

Ylli brazilian kishte bërë një stërvitje para 12 vitesh me ekipin e parë.  Por Neymar kishte zgjedhur që të kalojë te Barcelona në vitin  2013, por që vazhdon të raportohet për një kalim te Real Madridi herët a vonë.

Për të PSG ka paguar 222 milionë euro që mbetet rekord botëror.   Carvajal tregon një bisedë me Neymarin kur ky i fundit ishte në Madrid.

“E mbaj mend shumë mirë Neymarin kur erdhi në ekipin e të rinjve. AI na tha neve se do të qëndronte dhe ne të gjithë u ngritëm dhe festuam me të”.

Carvajal pastaj u largua nga Madridi për tu bashkuar me Bayer Leverkusenin në vitin 2013.

Spanjolli është kthyer ne klubin e fëmijërisë ku ka fituar 13 trofe, ndër to katër Liga të Kampionëve, por shton se do të donte ta provonte një aventurë në Ligën Premier.

“Jam i qartë se në të ardhmen dua të luaj në Ligën Premier. Një eksperiencë që me të vërtet dua ta kem”, ka thënë  Carvajal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme