Casemiro thërret Neymar te Reali i Madridit. Lojtari brazilian do të ishte shumë i lumtur nëse bashkëkombasi i tij do të vinte te madrilenët, duke thënë se klubi i ka mundësitë për ta marrë në merkaton e verës, por për diçka të tillë duhet pyetur më shumë presidenti Florentino Perez.
Mesfushori 26-vjeçar vijoi më tej duke thënë se sulmuesi i PSG i ka gjithmonë të hapura dyert te “Los Blancos” dhe se është i bindur që do të përshtatej shumë mirë me Cristiano Ronaldon.