Iker Casillas ka thënë se mund të kalojë edhe në Itali te ndonjë skuadër, ndërsa Liverpooli dhe PSG mbesin të interesuar.
Sa i përket të ardhmes, portieri spanjoll ka thënë se nuk është duke u ngutur.
“Jam në pritje. Kam një klauzolë që më lejon të qëndrojë edhe një vit te Porto, por jam duke reflektuar. Do të marrim vendim bashkë”.
“Deri më tani nuk jam i shqetësuar, Serie A është një opsion i mirë. Ka klube të mëdha, futbolli është i rëndësishëm aty dhe më pëlqen ky vend”.
“Tani jam në Portugali, por do të më pëlqente të vija në Itali. Do të ishte e bukur të luaja përballë Gigit përsëri”.
Për Casillasin vazhdon edhe interesimi i PSG-së dhe Liverpoolit.