Iker Casillas ka thënë se i është mirënjohës Real Madridit për të gjitha që i kanë dhënë, por atij nuk i mungojnë Los Blancos.
Portieri spanjoll ka fituar titullin e ligës portugeze këtë sezon dhe shpreson të qëndrojë edhe për një vit te klubi që u transferua nga Madridi në vitin 2015.
“Nuk më mungon Madridi, ka faza në jetë që duhet t’i kalosh”.
“Real Madridi më ka dhënë gjithçka, kam luajtur ndeshje të mëdha, kam fituar tituj dhe kam luajtur për ekipin kombëtar”.
“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Real Madridit, vazhdoj të jem përkrahës i tyre dhe kënaqem teksa i shikoj”.
“E vërteta është se kur bëhesh i vjetër është e rëndësishme të fitosh tituj, sepse të motivon”.
“Nëse kalon shumë kohë pa fituar dëshpërohesh. Unë do të dëshiroja të vazhdoja edhe për një vit”, ka thënë Casillas.