Sulmuesi i Manchester Unitedit, Edinson Cavani përsëriti se ai më parë refuzoi transferimet në Inter dhe Juventus për shkak të lidhjes së tij me Napolin.
Cavani, i cili u transferua në Manchester United në një transferim falas në muajin tetor, shënoi 104 gola në 138 ndeshje për klubin napolitan.
Ai arriti nga Palermo për 12 milionë euro në korrik të 2011 dhe kaloi dy sezone me Azzurrët para se të nënshkruhej nga Paris Saint-Germain në korrik të 2013.
Cavani përsëriti se ai ka refuzuar ofertat nga Juventusi dhe Interi më herët në karrierën e tij, për shkak të dashurisë së tij për Napolin.
“Vetëm faleminderit. Unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj tyre [Napolit]”, ka thënë fillimisht Cavani për MondoNapoli.
“Për këtë arsye u thashë jo shumë klubeve italiane, duke përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe Interin gjithashtu”.
“Nuk mund të bëja një gjest të tillë për Napolitanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzimin. E di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë nderime”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi