Çdo diskutim apo iniciativë për të rikriminalizuar shpifjen dhe fyerjen do të na kthente 17 vjet prapa

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 11:15 | Nga Flutura Kusari

Rikriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes qoftë përmes kallëzimeve penale apo iniciativave ligjore nuk do të jetë i suksesshëm.

Për pushtetin tani, për atë të kaluarin dhe atë që do të vjen, këto fakte janë me rëndësi:

🩸 Në Kosovë, shpifja dhe fyerja ndaj të gjithë personave fillimisht ishte rregulluar në vitin 2003 me nenet 187 dhe 188 të Kodit të Përkohshëm Penal që dënonte shpifjen dhe fyerjen me gjobë ose me burg deri në tre muaj.

🩸 Pas presionit ndërkombëtar, shpifja ishte dekriminalizuar më 2007 kur ishte miratuar Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes i cili kishte hyrë në fuqi një vit më pas.

🩸 Gjatë vitit 2008 deri më 2012 kishte pasiguri juridike sepse në fuqi ishin njëkohësisht ligji civil dhe nenet penale. Në gjykata arrinin padi kryesisht bazuar në legjislacionin penal. Për këtë arsye, më 2012, Supremja e Kosovës ishte detyruar të nxirrte një Qëndrim Parimor me të cilin përfundimisht vendoste që shpifja rregullohej vetëm më ligj civil.

🩸 Kriminalizimi i shpifjes, sidomos pas Qëndrimit të Supremes dhe zhvillimeve të standardeve nga Këshilli i Europës dhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, është gati i pamundur.

🩸Çdo diskutim apo iniciativë për të rikriminalizuar shpifjen dhe fyerjen do të na kthente prapa 17 vite.

Reagim me vend i prokurorisë themelore sot.

Të ngjashme