Çekia inkurajon punonjësit: Dy ditë pushimi të paguara për ata që vaksinohen

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Qeveria çeke ka njoftuar të premten se punonjësit e shtetit që kanë marrë vaksinën e tyre kundër COVID-19 do të kenë të drejtë për dy ditë pushimi me pagesë.

Pushimi është i vlefshëm deri në fund të vitit 2021, tha kryeministri çek Andrej Babiš në një konferencë shtypi në Pragë.

Babiš inkurajoi qeveritë rajonale dhe lokale të ndjekin shembullin, si dhe nxiti kompanitë private të inkurajojnë punonjësit e tyre që të marrin vaksinën.

Disa sipërmarrje, përfshirë prodhuesin e makinave Skoda, kanë ofruar stimuj për të inkurajuar punëtorët e tyre që të vaksinohen, shtoi Babis.

Vendimi për të ofruar ditë pushimi falas për ata që vaksinohen është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e hodhën poshtë si një gjest populist, përpara zgjedhjeve legjislative të tetorit.

Por Babiš u tha gazetarëve se qeveria e sheh vaksinimin si “gjënë më vendimtare” dhe “do ta vazhdojë ta promovojë atë”.

Vendi me 10.6 milionë njerëz ka regjistruar 30.363 vdekje që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 1.6 milionë infeksione.

Rreth 62.6% e popullsisë së rritur të Çekisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 54.2% tani është plotësisht e vaksinuar.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, 70.5% e të rriturve janë administruar me një dozë me 57.3% të vaksinuar plotësisht.

Të ngjashme