Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas vendimit të dytë të gjykatës që refuzon kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore. Ai ka theksuar se projekti për sheshin “Xhorxh Bush” është i kundërligjshëm dhe se Komuna ka dështuar të marrë lejet e nevojshme, të zgjidhë çështjet pronësore […]
Çeku: Gjykata konfirmon shkeljet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush”, ligji do të fitojë pas 12 Tetorit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas vendimit të dytë të gjykatës që refuzon kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.
Ai ka theksuar se projekti për sheshin “Xhorxh Bush” është i kundërligjshëm dhe se Komuna ka dështuar të marrë lejet e nevojshme, të zgjidhë çështjet pronësore dhe të konsultojë banorët.
Çeku tha se gjykata ka konfirmuar edhe një herë se vendimi i Inspektoratit mbetet në fuqi dhe paralajmëroi se zgjidhjet e qëndrueshme për Prishtinën do të vijnë pas 12 tetorit, me qasje ligjore dhe zhvillimore.











