Ministri në detyrë, Hajrullah Çeku, ka bërë thirrje për përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha partitë politike në mënyrë që të bëhet konstituimi i Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbushur obligimin duke propozuar kryetarin e Kuvendit dhe edhe metoda alternative të votimit për të tejkaluar bllokadën.
“Nëse partitë tjera nuk pajtohen me votimin e fshehtë, atëherë duhet ta shprehin përmes votës kundër ose abstenimit, siç kërkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese,” tha Çeku.
Ai shtoi se bllokada ka ndodhur pikërisht në mënyrën e votimit.
“Besoj që duhet të vazhdojmë të insistojmë në përmbushjen e detyrimeve që i kemi të gjithë së bashku si deputet për ta bërë konstituimin e Kuevndit. VV-ja ka kryer detyrimet e veta ka propozuar kryetarin e kuvendit, madje duke propozuar metoda të tjera të votimit për ta evituar këtë krizë që gjendemi por fatkeqësisht nuk kemi veprime nga partitë tjera, nëse nuk janë dakord që të votohet në votim të fshehtë atëherë duhet ta manifestojnë përmes votës, kundër abstenim janë detyrime siç është nga Gjykata Kushtetuese. Kemi ngecur në mënyrën e votimin nëse partitë nuk e duan duhet të votojnë kundër”, theksoi Çeku.