Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka vazhduar aktivitete na kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Ai ka vizituar lagjen “Bregu i Diellit”. Shqetësuese për Çelajn është gjendje e sigurisë në këtë lagje. Ai tha se në këtë pjesë ka vende që shërbejnë si strehë e narkomanëve.
Për këtë ai garantoi se do të ofrojnë zgjidhje, ngase sipas tij, është në pyetje siguria e fëmijëve të kësaj lagje.
Çelaj ka thënë se kjo lagje ka nevojë për ka nevojë për parkingje. Sipas tij, ka hapësira por që janë të pashfrytëzueshme, raporton Ekonomia Online.
“Këtu ka mundësi edhe të tjera për parkingje mund të funksionalizohen dhe mund të bëhen parkingje me ka dy kate ka shumë mundësi te ketë parkingje në këtë zonë. Unë nuk mund të flas për këtë aspekt sepse janë arkitektet që flasin për këtë pjesë”, tha ai.
Ai premtoi edhe vënien në funksion të lifteve nëpër ndërtesat e “Bregut të Diellit”.
Çelja ka thumbuar kundërkandatin dhe kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se është se nuk është më vend që në fund të mandatit të premtohet pastërti në qytet, pasi që kjo ka qenë dashur të jetë prioritet.