Çelaj: Në Prishtinë u injorua çdo investitor, do ta ndryshojmë këtë qasje

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 14:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka bërë një prezantim për investitorë.

Çelaj theksoi se në të kaluarën investitorët nuk kishin hapësirë të investonin në Prishtinë dhe me qeverisjen e tij kryeqyteti do ndryshojë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në Prishtinë është injorua çdo investitorë edhe pse janë faktor i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Partner kryesor e kemi biznesin, ai buxhet i komunës nuk mjafton dhe e kemi përmes sektorin publiko- privat sepse buxheti nuk mjafton për të ndërtuar Prishtinën”, tha kandidati i PDK-së për të parin e kryeqytetit.

Ai ka premtuar se qasja ndaj bizneseve dhe punëdhënësve do të jetë ndryshe nga partitë e tjera. Madje ata Çelaj po i quan patriotë e njerëz me vlera më të mëdha se presidenti, kryeministri e ministrat.

“Kemi takuar shumë njerëz, kemi shumë pika të programit siç janë arsimi shëndetësia, kemi takuar shumë njerëz, pika kryesore që e kam përmend gjithmonë është që qytetarët të kenë një jetë ma të mirë dhe punësim”.

“Qasja jonë ndaj biznesit dhe punëdhënësit ka me qenë ndryshe prej krejtve, sot për mu ma patriot është ai që hap vende të reja të punës, kanë vlerë ma të madha këta njerëz se presidenti, kryeministri, ministri, patriot më të mëdhenj janë ata që hapin vende të reja pune”.

Çelaj ka premtuar edhe krijimin e një zone industriale afër Bërnicës.

“Zhvillimi i qytetit matet me atë se çka është i ndërtim, në këtë projekt, pjesa kryesore do të ndërtohet pjesa industriale ku janë 200 hektarë tokë të komunës qe ndodhët afër Bërnices, të gjithë kanë kërkuar të marrin një pjesë në këtë zonë për të investuar dhe hapur biznese”.

Kurse në pjesën e Gollakut do të ndërtohen fermat, parku industrial, e banesa me kosto banimi të përballueshme.

Të ngjashme