Çerdhja s`i ka njoftuar prindërit për konstatimet e AVUK-ut

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:52 | Nga

Sikur gjatë tërë javës, edhe ditën e enjte prindërit i kanë sjellë fëmijët e tyre në çerdhen publike “Pëllumbat e paqes”, ndonëse ky objekt parashkollor është dashtë të dezinfektohet, sipas vendimit që e ka lëshuar të hënën inspektori i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.

Sipas këtij vendimi, çerdhja duhej të mbyllej derisa të bëhej pastrimi dhe dezinfektimi gjeneral i saj, për shkak të mungesës së kushteve elementare higjienike dhe rrezikut për shëndetin e fëmijëve. Inspektori i kësaj agjencie, Valon Shala e kishte lëshuar këtë vendim pasi rezultatet e mostrave të strishos të marra në këtë çerdhe, që ka rreth 300 fëmijë, kishin dalë jo të mira, shkruan sot Koha Ditore.

Inspektori Shala të enjten i ka deklaruar “Kohës Ditore” se të hënën ka qenë pasdite në çerdhe kur ka filluar personeli i çerdhes me pastrimin e hapësirave të brendshme të objektit dhe se sipas tij e kanë përfunduar në orët e vona atë ditë. “Më kanë thënë se e kanë bërë edhe dezinfektimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme