Çerdhja “Xixëllonjat” në Prishtinë respekton vendimin e SBAShK-ut, mban grevë dy orëshe

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 08:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga ora 06:30 e mëngjesit e deri ën ora 08:30 Çerdhja “Xixëllonja” në Prishtinë ka mbajtur grevë, duke respektuar kështu vendimin e SBAShK-ut për grevë, raporton Ekonomia Online.

Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për suspendimin e Ligjit për Pagat.

Elvira Rafci, përgjegjëse e çerdhes “Xixëllonjat”, tha se vendimi i Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga ka qenë politik.

Duke e quajtur vendimin të padrejtë ajo m ë tej ka shtuar se më së shumti po e pësojnë fëmijët.

“Ndoshta edhe pa dëshirën tonë po e mbajmë grevën. Nëse vazhdon greva ne kemi me e përkrah vendimin e sindikatës”.

Dren Zeka, i cili ka vajzën në këtë çerdhe, tha se ata që po e vuajnë më se shumti janë fëmijët ngase tash është edhe fundi i gjysmëvjetorit.

“Ligji për paga është miratuar po tash në punën e gjykatave nuk mundemi të përzihemi. Ata që po e vuajnë me shumë janë fëmijët sepse duke marr parasysh tash është fundi i semestrit dhe mbyllja notave dhe fëmijët kanë nevojë për më shumë orë”.

“Edhe pse në PISA kemi dalë dobët vendimi është marr, ne presim nga mësimdhënësit dhe nxënësit më shumë angazhim”.

Rraham Jashari, kryetar i SBAShK-ut i tha Ekonomia Online përmes telefonit se gjatë pasdites do të dalin me raport se sa është respektuar vendimi i tyre për mbajtjen e grevës.

Sipas tij, do të mblidhen të dhënat nga të gjitha çerdhet, shkollat dhe universitet në vend për të dalë më pas me një raport të detajuar.

Grevë dyorëshe në arsim është paralajmëruar të mbahet në çerdhe, në universitete dhe në të dy ndërrimet e mësimit në të gjitha shkollat e vendit.


Të ngjashme