Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk janë kthyer nga pauza për të vazhduar mbledhjen e lënë në gjysmë, raporton Ekonomia Online. Pauza erdhi pasi anëtarët nuk u dakorduan për certifikimin e Listës Serbe.
Anëtari i KQZ nga radhët VV, Adnan Rrustemi ka thënë se në takimin mes anëtarëve është duje u diskutuar që të gjendet një zgjidhje.
Ai ka paralajmëruar se do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese kandidaturat e kësja partie për kryetar të katër komunave në veri të vendit.
“Për ta sqaruar edhe situatën e krijuar edhe qëndrimin, edhe kjo situatë është e ndërlidhur me mënyrën sesi presidenti i ka shpallur zgjedhjet, në raport me mbledhjen e sotme unë jam në mbrojtje të rendit republikan të Kosovës”.
“Këtë proces zgjedhor po e bojkotojnë edhe serbët e veriut edhe vet partitë serbe. lS duhet të distancohet edhe nga deklarimet e mëparshme edhe nga mënyra sesi kanë dhënë dorëheqje. Kemi të dhëna nga Beogradi se do të dorëhiqen menjëherë pasi të zgjidhen”.
“Unë do të drejtohem në gjykatën Kushtetuese për opinion se a kanë të drejtë të kandidojnë prapë. Tashmë operojmë me afate të shkurtuara, mund të jetë dita e sotme dita e fundit, por KQZ-ja e ka mandatin me e zgjat afatin. Certifikimi bëhet me 2/3 e votave. PAN-i le ti kthej borxhin që i ka Lista Serbe”.
“Në takimin e ‘pauzës’ po diskutohen joformalishtë të gjitha situatat në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje”.
LEXONI EDHE: