“Certifikimi i vonuar i rezultateve, do të ndikoj negativisht në konstituimin e institucioneve”

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 10:26 | Nga

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit u vlerësuar si proces i vonuar, i cili do të ndikoj negativisht në kohën e konstituimit të institucioneve.

Njohësi i çështjeve juridike në vend, Mazllum Baraliu thotë se zvarritja e rezultateve dhe përfundimi i procesit zgjedhor ka ndikuar dhe do të ndikojë edhe në konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, ka pasur parregullsi dhe probleme të vazhdueshme edhe në proces ani pse vazhdimisht janë vlerësuar si zgjedhje të standardeve të larta dhe demokratike.

“Pse është bërë kjo zvarritje është çështje që duhet ta shpjegojnë më së miri anëtarët e KQZ-së, sepse me të vërtetë është zvarritur pak si shumë dhe ka pasur probleme edhe në proces edhe pse vazhdimisht nga brenda dhe jashtë po vlerësohen si zgjedhje të standardeve të larta demokratike. Zakonisht po na përcjellin lëshime dhe zvarritje gjatë zgjedhjeve, dhe këto problem nuk janë të vogla dhe është më mirë kur ato vihen në pah sesa të kalohet nëpër to dhe ta lavdërojnë njëri –tjetrin”, ka thënë Baraliu në një bisedë për Indeksonline.

Sipas Baraliu, për parregullsi të ngjashme u pati raportuar edhe në zgjedhjet e vitit 2014, por që më pas asnjëherë nuk u shpjegua se çfarë u bë me ato ankesa.

“Në orët e para të zgjedhjeve u tha se janë mbi 1 mijë qytetarë që kishin raportuar për lëshime dhe parregullsi , kështu u tha edhe në zgjedhjet e 2014 por mandej nuk u shpjegua asnjëherë se çfarë u bë me ato ankesa a janë përpunuar ndonjëherë nga këto institucione nga prokuror që ishin mbi 100 në terren”, ka thënë më tej Baraliu.

Baraliu konsideron se janë gabim kanë bërë edhe partitë politike që nuk kanë trajnuar personat adekuat. Hiç më pak ai nuk i përjashtojë as anëtarët e KQZ-së.

“Prapë zvarritja ka shkaktuar probleme, sistemi elektoral dhe legjislacioni është i tillë, që kësaj radhe edhe vuri në pah për shkak të skanimit të fletëvotimeve, dhe gabimet janë bërë dhe kjo është pasojë e shumë faktorëve dhe njëri faktor është mos angazhimi i duhur i partive politike për të përzgjedhur njerëzit e duhur atje për t’i edukuar dhe t’i trajnuar ata. E kam fjalën për anëtarët dhe kryesuesit e komisioneve. Jo më pak KQZ ka rolin e saj dhe përgjegjësinë që t’i trajnojë me kohë se ka pas një kohë të ngërçeve dhe problemeve të bllokadave që është ditur që do të ketë zgjedhje ose mund të ketë pasur zgjedhjeve, dhe ata nuk kanë bërë lëvizje më të mëdha për të përgatitur më shumë dhe për të qenë në nivel të detyrës”, ka theksuar ai.

Sipas tij, janë 52 mijë votime të pavlefshme ato që flasin shumë për këtë proces zgjedhor.

“Këto vonesa dhe këto zvarritje flasin shumë, dhe numri i fletëvotimeve të pavlerë mbi 52 mijë dhe të kutive të rikontrolluara dhe të rinumëruara qe janë me qindra, vetë procesi ka pasur problem dhe nuk është çudi madhe se as subjektet politike se ne do të duhej të ndryshojmë shumë çka në kulturën tone edhe demokratike edhe politike. Sistemin me një reformë të mirëfilltë”, vlerësoi Baraliu.

Ndryshe certifikimi i zgjedhjeve të 11- qershorit u bë diten e djeshme. (Indeksonline)

Të ngjashme