Certifikohen 200 të rinj për gjuhë programuese – Osmani: Kosova është vatër e inovacionit

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 17:13 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e Certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja, raporton Ekonomia Online. 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në këtë ngjarje ka thënë se Kosova është dhe do të vazhdojë të mbetet vatër e inovacionit.

Ajo theksoi se duke investuar në rini, investohet në të ardhmen e Kosovës dhe se në këtë formë ulet shkalla e papunësisë.

“Jam shumë e lumtur që qëndroj para vajzave inovative, shpirtit të rinisë. Kosova është dhe do vazhdojë të mbetet vatër inovative. Këta të rinj janë pjesë e tregut kosovar që po hapin shtigje për shtetin tonë në përgjithësi. Është e domosdoshme që me këtë projekt duke investuar në rini ne investojmë në të ardhmen tonë. Ne duhet ta përshtatemi tregun me kërkesat tona, kjo e ulë shkallën e papunësisë, është mundësi ideale ta realizojnë”.

“Rinia jonë gjithnjë ka treguar se është e gatshme të tregojë ide inovative që kalojnë. Kjo ndikon natyrshëm në tërheqjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës, do të keni mundësi të kontribuoni duke ndërtuar një reputacion. Ne duhet ta shfrytëzojmë potencialin e teknologjisë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai. 

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se me këtë projekt Kosova po e nis një transformim dhe se ky sukses është fal dedikimit të të gjithëve.

“Është një event që unë e shijoj shumë në Kosovë. Unë kam parë shumë interesime në këtë projekt i vlerësojë kurset, jam i lumtur dhe entuziast për sektorin digjital. Kosova po e nis një transformim, si rezultat i dedikimit nga të gjithë ju ne po e festojmë këtë sukses. jam i lumtur që jam pjesë e kësaj ceremonie dhe krenar që i ndajmë bashkë këto certifikata. Në janar 22 kur filloi ky projekt”, ka thënë ai. 

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se qeveri është duke punuar që të shtrijë digjitalizimin në gjithë vendin.

“Sektori i TIK është prioritet dhe kënaqësi për Republikën. 85% është pjesa e shërbimit të TIK që Kosova. Përmes platformave digjitale ligji e njeh po punojmë për ligjin 5G po punojmë me e shtri digjitalizimin më gjithë vendin. Kjo kërkesë përkthehet për shumë njerëz profesionistë të Zot, andaj jemi të lumtur për atë se çka po bën projekti, dhe BE i ka dhënë përkrahje siç po vazhdon të jep. 2 mijë e 123 janë përzgjedh për të përfituar nga një trajnim që iu ndihmon me u zhvillu tutje. I përgëzoj organizatat i falënderoj partnerët”, ka thënë ai. 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të tilla trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin

“Ky tubim shënon një moment të rëndësishëm jam i lumtur që ka më së shumti nga Prishtina. Këto trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin tonë. Ky projekt përputhet me vizionin që kemi me Prishtinën. Me mbështetjen e të rinjve në Prishtinë, e kuptojmë rolin etik që të digjitalizimit, kur i shoh ketë të rinj më bëhet zemra mal kur i shoh këta të rinj jo vetëm në Prishtinë por në gjithë Kosovën. Përparimi do jetë multidimensional më te gjitha sektorët për ta pasur mbështetjen institucionale. Mundemi prej fundit me dal të parët, nuk ka pse të mos synojmë të jemi të parët në kreativitet dhe inovacion. Mundemi me mbërri shumë së bashku, të dalim të parët vetëm duhet me e pas guximin. Mbështetja inovative testo dhe pastaj provo. Kryeqyteti është duke bërë punë të madhe për me pas më shumë hapësira. Jemi duke zhvilluar një zonë të artit dhe digjitalizimit, të gjitha këto duhet me u krijuar në një qytet me u zhvillu, tash keni mundësinë të  dilni në vende tjera me pa por Prishtinën nuk mundeni me e harru. Vazhdojmë t’i fuqizojmë talentet e rinj të shkojmë prej i fundit te i pari”, ka thënë ai. 

Të ngjashme