Certifikohen 450 zyrtarë publikë në menaxhimin e kontratave

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 14:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

USAID-i përmes aktivitetit “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse në Kosovë”, së bashku me partnerët e qeverisë qendrore të Kosovës, shënuan përfundimin e një programi të ngritjes së kapaciteteve i cili certifikoi më shumë se 450 zyrtarë publikë në menaxhimin e kontratave publike, raporton EkonomiaOnline.

Ky certifikim sipas USAID-it është krijuar për të promovuar efikasitetin dhe llogaridhënien e zbatimit të projekteve publike në të gjitha komunat e Kosovës.

Christina Davis, drejtoreshë e departamentit për demokraci dhe qeverisje në USAID, tha se shoqëria por edhe qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me shërbimit në komunave të tyre dhe gjithë këto janë rezultat i një mbikëqyrje të keqe institucionale.

“Kjo do të u mundësojë komunave të u ofrojnë shërbime më të mira qytetarëve dhe bizneseve. Ky është një trajnim i avancuar për zyrtarët komunal dhe është zgjeruar edhe në platformën elektronike kjo do tu mundësojë atyre që të vazhdojnë mësimin dhe të zgjerojnë dituritë e tyre. Shoqëria por edhe qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kënaqur me shërbimit në komunave të tyre dhe gjithë këto janë rezultat i një mbikqyrje të keqe nga institucionet. Një menaxhim siç duhet tregon që me të hollat e taksapaguesve investohet si duhet. Sot po i certifikojmë 450 zyrtarë duke i pajisur ata me dituri dhe njohuri”, tha Davis.

Ndërsa Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, tha se të dhënat e MAPL-së, tregojnë që vetëm një numër i caktuar i komunave përmbushin obligimet ligjore nga to janë vetëm 71 për qind.

“Këtë vit shëmuan 20-vjetorin e qeverisjes lokale dhe kemi shënuar një progres nga viti në vit. Përmes publikimit qytetarët krijojnë një besueshmëri më të lartë në institucionet publike.Të dhënat e MAPL tregojnë që vetëm një numër i caktuar i komunave përmbushin obligimet ligjore nga to janë vetëm 71 përqind. Për ta adresuar këtë çështje trajnimet e përfunduara kanë synim përmirësimin e kualitetit dhe vleshmërisë së kapaciteteve në nivelin komunal”, tha Ukimeraj.

Të ngjashme