Çështja e emrit, Sela reagon për anashkalimin e opozitës shqiptare

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 15:56 | Nga

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dënuar ashpër anashkalimin e opozitës shqiptare në maqedoni në bisedimet për çështjen e emrit.

“Interesat e shqiptarëve në tryezën e bisedimeve nuk i përfaqëson Ali Ahmeti, pasi nuk ka mbështetje të qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2016. Me këto elemente vetëm se shtohen ndarjet në shoqëri. Nëse do të duhet që çështja e emrit të vendoset me referendum, a i duhet kryeministrit 50 mijë votat e Aleancës për Shqiptarët, ose të Lëvizjes Besa, prandaj në këto negociata të merr pjesë edhe opozita shqiptare. Ne si Aleancë nuk e kemi ndërmend ta bllokojmë këtë çështje të rëndësishme, por do ta ngremë zërin në opinion. Më shqetëson fakti që Ahmeti nuk u mërzit që opozita nuk është ftuar në takim. Ai është dashur që para se të shkoj në takim të thërrasë në takim gjitha partitë parlamentare shqiptare”, tha Sela, raporton Alsat-M.

Disa ditë më parë në një takim të thirrur nga shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, morën pjesë presidenti i vendit Gjorge Ivanov, Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti të cilët kryeministri Zaev i informoi për propozimet e ndërmjetësuesit për çështjen e emrit Metju Nimic dhe konkludimet nga takimi me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Davos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme