Çështjet ambientale që kërkojnë trajtim urgjent

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Deri më tash Qeveria e re nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar rreth fushës së ambientit

Qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka publikuar ndonjë plan të hollësishëm rreth fushës së ambientit. Dy partitë e koalicionit qeverisës, LVV-ja dhe LDK-ja, deri tash kanë paraqitur vetëm disa pika si orientime programore rreth ambientit.

Njohësit e fushës së ambientit konsiderojnë se aktualisht ka një sërë çështjesh, të cilat duhet të trajtohen urgjentisht nga Qeveria e re, shkruan sot gazeta Zëri.

Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë në Republikën e Kosovës edhe më tutje. Përfaqësues të partive në pushtet, të LVV-së dhe të LDK-së, para zgjedhjeve të fundit premtuan disa herë mbrojtjen e ambientit.

Mirëpo deri më tash Qeveria e re nuk ka publikuar ndonjë plan të detajuar rreth fushës së ambientit. Kjo temë është përmendur shkurtimisht vetëm në një dokument-marrëveshje të arritur mes LVV-së dhe LDK-së, si rrjedhojë e së cilës erdhi edhe formimi i Qeverisë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme