Çfarë Chelsea! 450 milionë euro të shpenzuara dhe “pazarin” e mbylli në barazim

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Chelsea nuk ndalet së befasuari. Klubi londinez e ka mbyllur një tjetër afat kalimtar të jashtëzakonshëm duke i shpenzuar rreth 450 milionë euro për përforcime.

Megjithatë, pavarësisht shifrave të mëdha, në fund bilanci i “pazarit” është mbyllur praktikisht në barazim, falë të ardhurave të siguruara nga shitjet.

Në vitet e fundit, Chelsea është kthyer në një nga klubet më aktive dhe më shpenzuese në tregun e transferimeve.

Që prej ardhjes së pronarit Todd Boehly, londinezët kanë investuar më shumë se 2 miliardë euro për blerjen e futbollistëve, shkruan “Sky Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe këtë verë, drejtuesit e klubit nuk kanë kursyer aspak. Transferimi më i bujshëm ishte ai i Morgan Rogers, i marrë nga Aston Villa për rreth 137 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë e Chelseat dhe njëkohësisht transferimi më i kushtueshëm i një futbollisti anglez.

Por lista e shpenzimeve nuk përfundon këtu. Chelsea ka investuar shuma të mëdha edhe për Marco PalestrënMaxence LacroixGeovany QuendaEmmanuel EmeghaValentin Barco dhe lojtarë të tjerë.

Në total, shpenzimet e Chelseat për sezonin 2026/27 kanë arritur në rreth 379 milionë euro sipas të dhënave të përditësuara, ndërsa me operacionet dhe bonuset e tjera shifra e përgjithshme raportohet rreth 450 milionë euro.

Nga shitjet, klubi ka arkëtuar gjithashtu një shumë të konsiderueshme, duke e bërë bilancin final shumë më pak negativ.

Chelsea tashmë i ka më shumë se 40 futbollistë nën kontratë, një tjetër tregues i politikës së veçantë të “merkatos” së klubit londinez.

Pavarësisht investimeve marramendëse, objektivi kryesor mbetet që këto shpenzime të përkthehen në rezultate dhe trofe në fushën e lojës.

Chelsea shpenzon, Chelsea blen dhe Chelsea vazhdon të befasojë. Por tani topi është në fushën e Xabi Alonsos: të gjitha këto miliona duhet të sjellin rezultate. /Gazeta Express

Të ngjashme