Çfarë fuqie ushtarake ka Finlanda? (GRAFIKË)

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Sot Finlanda njoftoi zyrtarisht së do të aplikojë për anëtarësim në organizatën ushtarake më të madhe në botë , NATO.

Aplikimi shihet më mëdyshje edhe nga vetë qytetarët e shtetit nordik, pasi që fqinji me të cilin ndan 1 mijë e 348 kilometra kufi, Rusia, ka kërcënuar me pasoja nëse Finlanda aplikon në NATO.

Por çfarë fuqie ushtarake ka Finlanda, dhe a do të jetë në gjendje ta përballojë një agresion nga Federata Ruse?

Finlanda ka 23 mijë ushtarë aktivë, nga të cilët 14 mijë paramilitarë, ndërkohë numri i atyre rezervë është shumë më i madh, me gati 1 milion.

Numri i tankeve që zotëron Finlanda është 200, me 115 artileri vetëlëvizëse, mbi 2 mijë mjete të blinduara, 662 artileri tërheqëse dhe 63 projektor raketash, njofton Klankosova.tv.

Për më shumë detaje shihni grafikën.

Të ngjashme