Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në një njoftim për media thuhet se do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Nga Instituti kanë bërë të ditur se temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme do të arrijnë në 30 gradë celsius, ndërsa ato minimale do të jenë 14 gradë celsius.