Shpesh herë ndihemi të ngarkuar si moralisht, mendërisht, ashtu edhe shpirtërisht. E keni ju vetë në dorë që të bëni të pamundurën, të hiqni dorë nga disa gjëra dhe të përqafoni disa të tjera për të lehtësuar jetën tuaj.
Në këtë artikull gjeni disa këshilla sesi ta bëni këtë:
Mos jetoni me ndjenjën e fajit
Ndjenja e fajit nuk ka absolutisht asnjë funksion. Mendoni çfarë mund të zgjidhë ndjenja e fajit? Ajo vetëm sa ju mban të burgosur dhe të pikëlluar.
Largohuni nga mendimet negative
Mendimet pesimiste dhe qëndrimet negative ju mbajnë të mbyllur në një atmosferë të errët që përshkon gjithçka që bëni. Është një vijë e rrezikshme për t’u ndjekur. Dijeni se mendimet tuaja ndikojnë në botën që ju rrethon. Mjaft më.
Mos e kritikoni më veten tuaj
Shumë herë ne jemi dhimbja jonë më e madhe. Ne kritikojmë veten me qëllimet më të mira, por pastaj kalojmë kufirin e pranueshëm. Kritikat më pas kthehen në mesazhe të pafuqishme. Mjaft kritikuat veten tuaj.
Mos paragjykoni
Paragjykimi ju mban të hidhëruar dhe të zemëruar. Ai kufizon mundësitë tuaja për t’u lidhur me të tjerët.
Mos kërkoni për miratimin e të tjerëve
Ne shpesh tentojmë të kërkojmë miratim nga të tjerët. Kjo është një sjellje që kërkon vëmendje, pasi kërcënon vetëbesimin dhe autenticitetin.
Mos kufizoni besimet tuaja
Shumica e limiteve tona janë të vendosura nga ne. Jeta nuk ka kufij të përcaktuar. Besimet tona po. Mësoni të identifikoni besimet që kufizojnë mundësitë tuaja për veprim dhe hiqni dorë nga to.
Mos mbani mëri
Më lejoni ta them në këtë mënyrë – grindjet janë të këqija për zemrën tuaj. Nëse mbani mëri gjatë gjithë kohës ato do të ndikojnë në shëndetin tuaj.
Mos thoni “Do ta bëj nesër”
Kjo është një taktikë e sabotimit tuaj, duke u përpjekur t’ju mbajë larg nga kryerja e detyrave të rëndësishme. Mundohuni të bëni të paktën pjesën e parë të saj dhe më vonë do të vazhdoni të gjithë detyrën, sepse fillimi është pjesa e vështirë.
Largoni mendimet shqetësuese
Këto lindin nga frika që ne kemi ndaj së panjohurës dhe pasigurive për të ardhmen. Mendimi se diçka e pakëndshme mund të ndodhë është vetëm një mendim joreal që ne kemi krijuar vetë.
Mos jini pre e kujtimeve të këqija
Ndonjëherë kujtojmë gjëra të pakëndshme që nxisin ndjenja të trishtuara tek ne. Kujtimet e këqija ju bëjnë të përjetoni ato momente të trishtuara në të tashmen. Mbajini aty ku janë – në të kaluarën.
Hiqni dorë nga shoqëria e keqe
Nëse ka njerëz rreth jush që janë jo të sinqertë, kanë zili ose janë shumë pesimistë rrini larg prej tyre.
Largojeni idenë se jeni produkt i së kaluarës tuaj
Një gabim shumë i zakonshëm na krijon besimin se ne jemi të përcaktuar nga eksperiencat tona të së kaluarës. Kjo e kufizon pikëpamjen tonë për mundësitë e ardhshme pasi jemi të mbërthyer në besimin se e ardhmja mund të jetë e njëjtë me të kaluarën tonë.
Mos e identifikoni veten me punën / rolin tuaj
Kjo është një nga rreziqet e jetës moderne. Meqë rolet gjithmonë e më shumë po bëhen më të zakonshme, ne mendojmë se jemi pjesë e roleve tona. Kjo na bën të humbim perspektivën e natyrës sonë të vërtetë.
Mos i merrni gjërat shumë personale
Shpesh ne jemi të shqetësuar emocionalisht, sepse interpretojmë fjalët dhe veprimet e njerëzve nga një perspektivë shumë subjektive. Kur i marrim gjërat personale, ne nervozohemi, lëndohemi dhe zhgënjehemi. Kur e shohim jetën nga një pikëpamje më objektive, ne qëndrojmë të balancuar emocionalisht dhe të përqendruar në prioritetet tona.
Mos bini pre e kohës
Koha është një nga burimet më të mëdha të stresit. Në fakt nuk është koha në të vërtetë, por perceptimi ynë për të. Ndonjëherë ne jemi skllevër të konceptit të kohës edhe në momentet e kohës së lirë. Kjo ndikon në lirinë tonë dhe hapësirën tonë. Të mësuarit për të kaluar momente pa pasur vazhdimisht mendjen te koha mund të jetë çliruese dhe produktive.