Çfarë shkroi Conor McGregor në Twitter, para se ta fshinte

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:33 | Nga

Conor McGregor, ditë më parë u bë përsëri krye lajm, pas sulmit që i bëri autobusit në Barclays Center të New York-ut, ku ishin një numër i madh i luftëtarëve të UFC-së, kryesisht ata që do të merrnin pjesë në ngjarjen e vitit UFC 223.

Megjithatë, që nga koha kur McGregor u paraqit në gjyq dhe pastaj u lirua pasi e pagoi kaucionin prej 50.000 dollarëve, nuk u deklarua fare për incidentin që shkaktoi bashkë më një grup nga onturazhi i tij.

Mirëpo, tri ditë pas paraqitjes në gjykatë, Conor McGregor postoi një llogarinë e tij në “Twitter” një mesazh të koduar, të cilin pastaj shumë shpejt, brenda gjysmë ore e kishte fshirë, por që u kap nga mediat e ndryshme.

Në tweetin e tij, ishte një emoji me dy duar të bashkuara, që simbolizojnë lutjen tek perëndia dhe kjo pikërisht edhe u komentua nga shtypi si një lloj thirrje e irlandezit problematik, që të ketë ndonjë intervenim hyjnorë për ta shpëtuar nga dënimi.

29 vjeçari, rrezikon deri në 11 vite burg, pasi akuzohet për dy pika, sulm të paramenduar dhe keqtrajtim kriminal. Varësisht nga cila akuzë shpallet fajtor, atëherë mund ta dallojë edhe dënimi, ku nëse shpallet i fajshëm për pikën e dytë, dënimi do të jetë shumë më i madh se pika e parë.

Sido që të jetë, Conor McGregor, pritet të paraqitet përsëri në gjykatë më datën 14 qershor, ku edhe mund ta kuptojë dënimin, e në ndërkohë derisa është liruar me kusht, gjykatësi nuk i ka ndaluar udhëtimin në vendet tjera të botës dhe McGregor praktikisht deri në paraqitjen e radhës pranë gjykatës në New York, është i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme