Çfarë do të thotë punë fleksible?

Prishtinë | 18 Jan 2018 | 19:50 | Nga

Shumica e njerëzve mendojnë se e dinë çdo të thotë punë fleksibël, por në fakt kjo është një temë që shkakton shumë konfuzion.

Puna fleksible i referohet çdo orari pune, i cili është jashtë modelit normal të punës. Kjo do të thotë që orët e punës në vend që të jenë të përsëritura dhe fikse, mund të përfshijnë ndryshime dhe variacione. Siç e shikoni kjo është një fushë e gjerë.

Pothuajse çdokush që ka një variacion në modelin e punës është në një punë fleksible.

Disa nga shembujt më të zakonshëm janë:

Koha fleksible – Kjo marrëveshje i kërkon punonjësve të jenë në punë gjatë një periudhe bazë të caktuar, por i lejon ata të organizojnë orët e tyre në mënyrë që ti përshtaten.

Orar i ngjeshur – Këtu punonjësit punojnë me orë të njëjta në pak ditë.

Orët vjetore – Punonjësit bien dakord se do të punojnë një numër të caktuar orësh gjatë vitit, por struktura e punës mund të ndryshojë nga java në javë.

Orët e shkallëzuara – Kjo i lejon punonjësit të fillojnë dhe të mbarojnë punën në kohë të ndryshme. Punonjësit gjithashtu mund të marrin pushim karriere.

Ndarja e punës – Ndarja e punës është një tjetër formë e punës fleksibile dhe kjo ndodh kur një punë ndahet midis dy ose më shumë personave. Ata mund të dëshirojnë të punojnë në ditë alternative, gjatë gjysmës së javës ose në javë alternative.

Të gjitha më sipër janë forma të punës fleksible dhe përfshijnë variacione të modelit normal të punës. Kjo madje mund të përfshijë punën nga shtëpia dhe jo nga zyra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme