Çfarë do t’ju ndodhë nëse çdo ditë pini jogurt?

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 16:43 | Nga

Ky produkt qumështi siguron përparësi të shumta shëndetësore, nga vitaminat dhe mineralet deri te bakteret aktive.

Jogurti është burim i rëndësishëm i kalciumit, fosforit, jodit, zinkut dhe vitaminës B5 dhe vitaminës B12, i cili mbron rruazat e kuqe të gjakut dhe ndihmon në mbrojtjen e sistemit nervor.

Gjithashtu, jogurti ndihmon në preventivën e osteoporozës, bashkë me ushqimin e përshtatshëm.

Për shkak të konsumimit të tepërt të kripës, njerëzit kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe veshkave. Në këtë mund të ndihmojë kaliumi i jogurtit i cili nxjerr nga organizmi tepricën e kripës.

Nuk bën të harrohet që jogurti përftohet nga qumështi, gjë që do të thotë që adhuruesit e këtij produkti marrin edhe sasi të mëdha proteinash, si edhe vitamina të tjera dhe materie të cilat gjenden në produktet e qumështit.

NDIHMON NË LUFTIMIN E TEPRICËS SË KILOGRAMËVE

Jogurti mund të ndihmojë në luftën kundër tepricës së kilogramëve, madje për shkak të vlerave të larta nutricioniste, kalorive të vogla dhe dozave të mëdha të kalciumit.

Gjithashtu, jogurti do të rregullojë metabolizmin dhe do të vendosë balancimin në organizëm, nëse ai është i çrregulluar.

Jogurtin mund ta pini, por mund ta përdorni edhe si shtesë në ushqime të ndryshme.

Qitni Jogurtin në sallatë nga kastravecët. Përdorni si bazë për supa të ftohta apo për salca të ndryshme.

Jogurti mund të përdoret edhe si zëvendësim për majonezën apo ajkën, si salcë për mish dhe perime.

Veç kësaj, me jogurt mund të kombinoni pemët e thata dhe të freskëta, nëse shtoni pak drithë tërshëre, do të keni një kafjall shumë të mirë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme