Prurje të reja te Kosova. Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani pritet të debutojnë me Kosovën.
FFK ka njoftuar se trajneri, Bernard Challandes, ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy.
Ata janë Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.
Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.
Para atyre miqësoreve, Kosova do të përballet të premten me Maltën.