Challandes: Rrahmani do t’i tregojë vlerat e tij në Napoli

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Bernard Challandes shprehet i bindur se qendërmbrojtësi kosovar do të tregohet i suksesshëm në Napoli, të cilit do t’i bashkohet gjatë verës pasi impresionoi me Veronën këtë sezon

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka lavdëruar qendërmbrojtësin kosovar, Amir Rrahmani.

Trajneri zviceran shprehet optimist se futbollisti i Veronës do të tregohet i suksesshëm në Napoli.

26 vjeçari bëri paraqitje impresionuese këtë sezon me Veronën dhe në janar e bleu Napoli, të cilit do t’i bashkohet nga edicioni i ri.

“Rrahmani është një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai është zhvilluar shumë duke luajtur ndeshje të mëdha ndërkombëtare. Fillimisht me Dinamo Zagrebin, më pas me Veronën dhe me ekipin tonë kombëtar. Napoli e ka bërë një blerje inteligjente në raporton kualitet-çmim. E ka siguruar një lojtar të shkëlqyer me një çmim të arsyeshëm. Ai di ta nisë aksionin, por di edhe të shënojë gola. E ka arritur nivelin e Napolit, mund të bëhet lojtar i rëndësishëm atje”, deklaroi Challandes për “Radio Marte”.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit do ta përforcojë mbrojtjen e Napolit dhe mund ta zë vendin e Kalidou Koulibalyt, i cili mund të largohet nga “San Paolo”.

Të ngjashme