Charles Michel: Do nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roaming, hap i rëndësishëm

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se samiti i sotëm në Tiranë është një shenjë e afërsisë së Evropës me rajonin.

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Rama, Michel tha për gazetarët se është i bindur se e ardhmja do të jetë më e sigurt nëse Ballkani Perëndimor integrohet në BE.

“Një takim i rëndësishëm, takim simbolik. Jam i bindur, e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brena BE-së. Sot nënshkruajmë marrëveshjen për tarifat roamning. Është moment i rëndësishëm, është emocionuese që këtu në rajon kemi këtë takim. Më e sigurt dhe më e begatë me BP në Europë”.

Të ngjashme